Vendet e zhvilluara kërkojnë 17 mln infermierë/ Ja sa i duhen Gjermanisë, SHBA-ve dhe Britanisë së Madhe...

Vendet e zhvilluara kërkojnë 17 mln infermierë/ Ja sa i duhen Gjermanisë, SHBA-ve dhe Britanisë së Madhe...

18:27, 10/10/2019
A+ Aa A-

Në një kohë kur shqiptarët në përgjithësi dhe stafet mjekësore në veçanti kërkojnë të largohen nga vendi, kjo edhe për shkak të kushteve më të mira dhe kërkesës në rritje në vendet perëndimore, një tjetër detaj i fundit pritet të rrisë masën emigratore tek infermierët dhe punonjësit e stafeve shëndetësore.

Në rang global, sipas asaj që raporton Organizata Botërore e Shëndetësisë, janë mangët rreth 17.4 milionë infermierë dhe punonjës të stafeve të shëndetësisë dhe shumica e vendeve bosh janë në Europë dhe SHBA.

Vlerësimet e fundit (GIZ 2019) tregojnë se, Gjermania do të ketë nevojë për 500,000 infermierë shtesë deri në vitin 2030 dhe kërkesa për punonjës të kujdesit shëndetësor në SHBA dhe Britani parashikohet të rritet dy herë më shpejt se popullsia deri në vitin 2035.

Këto zhvillime pritet të nxisin në të ardhmen emigracionin nga vendet e Europës Lindore dhe Qendrore dhe sidomos Shqipëri, ku fenomeni i emigracionit është i lartë, raportoi Banka Botërore në një analizë për zhvillimet ekonomike të Rajonit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco