Bëhuni gati/ Ja çfarë do të ndodhë me motin të enjten

Bëhuni gati/ Ja çfarë do të ndodhë me motin të enjten

23:22, 09/10/2019

Moti i kthjellët në vend ndikuar nga masat ajrore të qëndrueshme, do të marrë një kthesë ditën e enjte.

Kthjellimet e orëve të mëngjesit, do të pasohen me shtim të vranësirave në bregdet e veriperëndim të vendit.

Reshjet e shiut, në mesditë e pasdite do të përfshijnë veriperëndimin e gati të gjithë bregdetin me intensitet të ulët.

Përkohësisht në veriperëndim, reshjet do të marrin karakter shtrëngatash me rrufe, bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut, përkohësisht e vrullshme në bregdet, duke u shoqëruar me një valëzim 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen në:

zonat malore 9ºC deri në 23ºC

zonat e ulëta 13ºC deri në 29ºC

zonat bregdetare 15ºC deri në 27ºC

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco