Hiqet mesatarja për ‘Artet” në universitetin e Shkodrës

Hiqet mesatarja për ‘Artet” në universitetin e Shkodrës

12:10, 09/10/2019
A+ Aa A-

Nxënësit, të cilët aplikojnë për t’u pranuar në programet e studimeve Bachelor në fushën e artit dhe sportit, në Fakultetin e Shkencave të Edukimit të Universtitetit “Luigj Gurakuqi” nuk kanë detyrim të plotësojnë kriterin e notës mesatare, duke filluar nga ky vit akademik.

Këtë fakt e ka bërë të ditur Rektori i universitetit të Shkodrës, Adem Bekteshi, i cili u shpeh se aplikimet për raundin e tretë do të kryhen online në datat 12-14 tetor.

Gjithashtu, është hequr nota mesatare për të gjitha degët e studimeve për studentët që vijnë nga trevat. Rektori Bekteshi theksoi faktin që në Shkodër nuk do të mbyllet asnjë degë studimi, por përjashtim bën dega e fizikës , e cila nuk ka regjistrime.

Deri më tani, kërkesa për regjistrim në të gjitha degët është 58.8%, një shifër kjo shumë më e ulët krahasuar me vitin e kaluar.

Në degët më të preferuara në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, mbeten Infermieri\Mami, Ekonomi dhe Juridik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco