Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Edi Rama 'litarin në fyt' profesioneve të lira

Tragjedia në Pogradec flasin banorët: Nëse nuk merren masa ngjarja e dhimbshme do të përsëritet

Tragjedia në Pogradec flasin banorët: Nëse nuk merren masa ngjarja e dhimbshme do të përsëritet

13:39, 07/10/2019
A+ Aa A-

Dyert e mortit janë hapur në fshatin Alarup në Pogradec, aty ku një natë më  parë  nënë  e bijë humbën jetën, pasi përfunduan në gropën e thellë të hapur nga vetë familja për vaditjen e produkteve bujqesore.

Banorët rrëfejnë se shteti mund të kishte parandaluar këtë tragjedi, e cila rrezikon të përsëritet nëse nuk merren masa për sistemin e vaditjes në këtë fshat.

Bëhet fjalë për një zonë me terren të vështirë, edhe pse nuk është shumë larg rrugës nacionale Korçë-Pogradec.

Banorët deklarojnë për Syri Tv se në mungesë të ujit të pijshëm dhe të ujit për vaditje, vetë ata kanë hapur prej kohësh gropa me thellesi rreth 5 metër, që i perdorin për vaditjen e tokave, siç po vepronte edhe viktima 36 vjecarja Liri Mazelli pasditen e së dielës.

Vajza e saj 10 vjeçare ra aksidentalisht e para në grope ndërsa luante, por ndërhyrja e nënës për të shpëtuar të bijën, vetëm sa rriti bilancin e viktimave.

Sinkron banorët tregojnë se janë të detyruar të rrezikojnë jetën e tyre, pasi e vetmja mundësi për të kultivuar prodhimet bujqësore është që vaditjen ta kryejne sipas kësaj forme, duke hapur gropa të mëdha Sinkron.

Ngjarja u shënua pasditen e së dieles, por u mësua vetëm në orët e mbremjes.

Ishte gjyshi i familjes, vjerri i Liri Mazellit ai i cili i gjeti nënë e bijë të pajeta brenda gropës së madhe të hapur nga kjo familje….

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco