Shtëpia e Bardhë: Turqia është gati të pushtojë Sirinë veriore

Shtëpia e Bardhë: Turqia është gati të pushtojë Sirinë veriore

12:55, 07/10/2019
A+ Aa A-

Turqia po përgatitet të pushtojë veriun e Sirisë.

Lajmi u dha nga Stephanie Grisham Drejtoresha e Komunikimit për Shtëpinë e Bardhë.  

Në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë thuhet se trupat amerikan nuk do të përfshihen në këtë operacion, madje ato nuk do të jenë as afër Sirisë Lindore.

Në lidhje me këtë inciativë të Turqisë Presidenti i Amerikës Donald Trump ka pasur një bisedë më homologun e tij , Rexhep Tajip Erdogan.

Ky i fundit është shprehur se po punon për një zgjidhje për ekstradimin e militantëve të ISIS që po mbahen në burgjet në Veri –Lindje të Sirisë sapo të marrin kontrollin e zonës nga kurdët.

Për muaj të tërë, Erdogan ka kërcënuar të nisë një sulm ushtarak ndaj forcave kurde në veri të Sirisë, mes të cilave ai pretendon se janë duke fshehur shumë terroristë.

Por kongresmenet amerikan nuk janë Pro kësaj ndërhyrje nga ana e Turqisë pasi rrezikojnë forcave kurde të cilët deri më tani kanë kanë mbajtur barrën e fushatës ushtarake kundër shtetit Islam.

Ndërsa Rexhep Tajip Erdogan ka njoftuar se ky operacion ushtarak mund të fillojë në çdo kohë.

 "Ekziston një frazë që kemi përdorur gjithmonë. Ne mund të arrijmë brenda natës papritmas. Absolutisht e pamundur për ne të tolerojmë më tej kërcënimet e këtyre grupeve terroriste."është shprehur Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan.

Tërheqja e trupave amerikane u bë nga Trump në Dhjetor 2018, por u prit me zhgënjim nga shumica e komunitetit ndërkombëtar pasi sipas tyre ato kanë braktsiur kurdët duke i lënë në dorë të ushtrisë turke.

Shtëpia e Bardhë thotë se nga ky sulm shumë luftëtarë të ISIS të kapur nga amerikanët dhe të mbajtur nga forcat kurde mund të bien në dorë të Turqisë.

 Ambasadori amerikanJames Jeffrey, i dërguari i Departamentit të Shtetit në koalicionin ndërkombëtar anti-ISIS deklaroi se ka rreth 2.500 të burgosur luftëtarë të huaj, të cilët SHBA do të donte t'i dorëzonin në vendet evropiane, veçanërisht Franca dhe Gjermania.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco