Lajmi i fundit

LIVE/ Rinis mbledhja e Këshillit Bashkiak në Himarë

Iku vera/ Shira e shtrëngata. Ja ç’rezervon moti për nesër

Iku vera/ Shira e shtrëngata. Ja ç’rezervon moti për nesër

23:19, 03/10/2019
A+ Aa A-

Parashikimi i IGJEUM për nesër, e premte 4 tetor 2019

RESHJET

Nesër (e premte, dt.04) priten reshje në të gjithë vendin.

Në qarqet Shkodër, Kukës, Berat, Vlorë, Korçë dhe Gjirokastër priten reshje intensive të shoqëruara me shtrëngata. Në pjesën tjetër të vendit priten reshje mesatare.

Reshjet do të jenë më të shumta në pjesën jugore dhe veri perëndimore te vendit gjatë pasdites se sotme dhe pjesën e pare te ditës se nesërme.

Për shkak të intensitetit të lartë të reshjeve në mbrëmjen e datës 3 Tetor 2019 dhe pjesa e parë e ditës në vazhdim 4 Tetor 2019, mund të shfaqen përmbytje të vogla lokale me afat të shkurtër.

Në zonat urbane kryesisht për qytetet Berat, Vlorë, Korçë dhe Gjirokastër, problemet nga përmbytjet janë të varura nga gjendja e kanalizimeve. Në këto katër qarqe mund të shfaqen dhe probleme të rrëshqitjes së tokës për shkak të intensitetit të reshjeve.

TEMPERATURAT

Nesër (e enjte, dt.03) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 14 / 20 °C

në vendet e ulëta: 15 / 20 °C

në vendet malore: 8 / 16 °C.

ERA

Nesër (e premte, dt.04) era pritet të fryjë mesatare deri e fortë kryesisht në bregdet dhe në veri të vendit. 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco