Sot e nesër reshje në të gjithë vendin, përmbytje të vogla në disa zona

Sot e nesër reshje në të gjithë vendin, përmbytje të vogla në disa zona

12:45, 03/10/2019
A+ Aa A-

Sot pasdite dhe nesër priten reshje në të gjithë vendin, njoftoi IGJEUM.

Në qarqet Shkodër, Kukës, Berat, Vlorë, Korçë dhe Gjirokastër priten reshje intensive të shoqëruara me shtrëngata.

Në pjesën tjetër të vendit priten reshje mesatare.

Reshjet do të jenë më të shumta në pjesën jugore dhe veri perëndimore te vendit gjatë pasdites se sotme dhe pjesën e pare te ditës se nesërme.

Për shkak të intensitetit të lartë të reshjeve në mbrëmjen e datës 3 tetor 2019 dhe pjesa e parë e ditës në vazhdim 4 tetor 2019, mund të shfaqen përmbytje të vogla lokale me afat të shkurtër.

Në zonat urbane kryesisht për qytetet Berat, Vlorë, Korçë dhe Gjirokastër, problemet nga përmbytjet janë të varura nga gjendja e kanalizimeve. Në këto katër qarqe mund të shfaqen dhe probleme të rrëshqitjes së tokës për shkak të intensitetit të reshjeve.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco