Bëhuni gati/ Ja si ndryshon moti ditën e enjte

Bëhuni gati/ Ja si ndryshon moti ditën e enjte

23:23, 02/10/2019
A+ Aa A-

Të enjten pritet që moti të ndryshojë në mënyrë drastike në të gjithë territorin e Shqipërisë duke shënuar rikthimin e reshjeve të shiut të cilat në disa zona do të shoqërohen me shtrëngata.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, bën të ditur se dita e enjte do të ndikohet nga masa ajrore të paqëndrueshme. Moti do të jetë kryesisht i vranët. Reshjet e shiut do të jenë prezente që në orët e para të 24 orëshit fillimisht në Veriperëndim dhe Jugperëndim e gradualisht në orët e paradites do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të territorit me intensitet deri mesatar.

Pas orës 14:00 reshjet e shiut do të fitojnë intensitet deri të lartë kryesisht në Veriperëndim dhe Jugperëndim, reshjet do të jenë në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike.

E gjithë kjo situatë do të shoqërohet edhe me erë nga kuadrati i Jugut hera-herës të vrullshme  me shpejtësi deri 25m/sek,kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore.

Deti i forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen të jenë :

Zonat malore 13°C deri 25°C

Zonat e ulta 17°C deri 28°C

Bregdeti 17°C deri 28°C

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco