Lamtumirë verë, po vjen uragani Lorenzo me rrymat e ftohta polare

Lamtumirë verë, po vjen uragani Lorenzo me rrymat e ftohta polare

11:13, 01/10/2019
A+ Aa A-

Ditëve të bukura plot diell po iu vjen fundi, vera po mbaron vërtet jo thjesht se tashmë kemi hyrë në tetor.

Duke nisur që sot, presioni i lartë do të fillojë të zhvendoset drejt Evropës verore dhe Britanisë së Madhe, e në vend të tij do të mbërrijë një masë ajrore e akullt me origjinë polare.

Për të fshirë një herë e mirë të nxehtin nga e gjithë Evropa do të mendojë uragani Lorenzo, i cili iu fut frikën meteorologëve.

Shkaku është se ky uragan që vjen nga Atlantiku lindor, parashikohet të jetë më i forti dhe intensivi i tre vjetëve të fundit, që më 2016.

Për momentin po shkon drejt ishujve Azore, ku mbërrin nesër, për të vazhduar më pas drejt Irlandës e Britanisë së Madhe.

Në Itali e Shqipëri pritet të mbërrijë në fundjavë, ndonëse nuk parashikohen rreziqe të mëdha.

Deri atëherë, gjithsesi, do të ketë shira intensive gjatë ditës së sotme në Alpet e Evropës qendrore, për të zbritur të mërkurën në Italinë veriore e deri në brigjet e Adriatikut përballë Shqipërisë.

Ulja e temperaturave do të jetë e ndjeshme, me maksimalet jo më të larta se 22 gradë.

Marrë nga Yahoo.it-Përgatiti: SYRI.net

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco