VIDEO/ Duartrokitje dhe lotë, ja ç’ndodhi sot në shkollën e mësueses që vdiq tragjikisht duke larë dritaret

VIDEO/ Duartrokitje dhe lotë, ja ç’ndodhi sot në shkollën e mësueses që vdiq tragjikisht duke larë dritaret

18:43, 30/09/2019

Mësuesit dhe nxënësit e shkollës “Mark Gashi”, në Fier, kanë përkujtuar sot me dhimbje mësuesen Roza Deliu, e cila vdiq tragjikisht pak ditë më parë, teksa ra nga kati i dytë duke larë dritaret.

Përmes një video-mesazhi prekës në faqen zyrtare në “Facebook”, thuhet se të gjithë mësuesit dhe nxënësit janë shfaqur sot me tullumbace në ngjyrën e emrit të saj, kanë mbajtur një çast heshtje, shoqëruar më tej me një duartrokitje të gjatë.

“Kështu e kujtuam sot! Për mësuesen, miken, kolegen, njeriun! Një çast heshtje, një duartrokitje të gjatë dhe tullumbace në ngjyrën e emrit të saj. Faleminderit për atë që ishe, e mira jonë! Lamtumirë!”, thuhet në mesazhin për kolegen e ndjerë, shoqëruar me videon e mëposhtme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco