Diell, shi dhe rrufe/ Si parashikohet moti për javën e ardhshme

Diell, shi dhe rrufe/ Si parashikohet moti për javën e ardhshme

16:25, 29/09/2019
A+ Aa A-

Muaji tetor nis me temperatura pranverore, por pa mungesën e reshjeve të shiut.

Ky është parashikimi i Shërbimit Meteorologjik Ushtarak për javën e ardhshme.

Sipas SHMU, gjatë ditës së enjte dhe të premte, 

në zonat bregdetare dhe Ultësirën Perëndimore reshje shiu me intesitet deri të lartë në formën e shtrëngatave, stuhive dhe rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike. E gjithë kjo situatë do të shoqërohet edhe me erë të vrullshme deri në 28m/sek.

Por si do të jenë 5 ditët e ardhshme në të gjitha qytetet e vendit? Ja parashikimi i detajuar i SHMU:

Dita e henë do të nisë e kthjelltë e në mesditë zhvillim të vranësirave duke u pasuar nga reshje shiu të karakterit lokal pergjatë relieveve malore në Veriperëndim dhe qendër të vendit.

Ditën e martë do të mbiozotëroj mot i kthjellët.

Dita e mërkurë do të nisë me kthjellime, në pasdite e kryesisht në mbrëmje shtim vranësirash deri të dendura.

Ditën e enjte dhe të premten do të dominoj mot i vranët.

Reshjet e shiut do të jenë të herëpasherëshme me intesitet deri mesatar.

Në zonat bregdetare dhe Ultësirën Perëndimore reshje shiu me intesitet deri të lartë në formën e shtrëngatave, stuhive dhe rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike. E gjithë kjo situatë do të shoqërohet edhe me erë të vrullshme deri në 28m/sek.

Përsa i përket fushës termike mëngjeset e mbrëmjet do të jenë të freskëta, por rënia më e ndjeshme do të jetë ditën e premte në vlerat e mesditës.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco