Fatorino zhvatës të Tiranës dhe urbanë me dyndje shkojnë e vijnë përqark bashkisë

Fatorino zhvatës të Tiranës dhe urbanë me dyndje shkojnë e vijnë përqark bashkisë

15:49, 28/09/2019
A+ Aa A-

Problemet me autobuzët e linjës në Tiranë nuk kanë të sosur. Së fundmi, SYRI TV ka evidentuar që në linjën e Unazës së Re,  fatorino i autobuzit u mbledh pasagjerëve lekët e çmimit të biletave, por askujt nuk i jep biletë!

Në një vëzhgim nga gazetarja Dea Dervishi, brenda ambienteve të urbanëve, shihet qartë momenti kur fatorino merr pagesën prej 40 lekësh, por nuk jep biletë! Ndiqni videon.

 Mosdhënia e biletës nga fatorinot e linjave urbane të kryeqytetit është tashmë një fenomen i zakonshëm.

Të pyetur nga SYRI.TV, qytetarët që përdorin transportin publik të kësaj linje shprehen se ky problem është i përditshëm.

Në asnjë autobus urban nuk gjen ndonjë makinë të prerjes së biletës ose “vulosje” të saj, sikurse ndodh kjo në të gjithë autobusët urbanë në qytetet e botës.

Bashkia e Tiranës nuk i kontrollon shoqëritë e transportit për të ardhurat e tyre. Pra, mungon e vetmja mënyrë kontrolli për të vërtetuar nëse shoqatat e transporteve vjedhin apo jo, shtetin.

 Abuzimi shkon deri në atë skaj, sa që shoqëritë e transportit, në bashkëpunim me bashkinë e Tiranës, pretendojnë se duan të rritin çmimin e biletës më shumë se 2 herë, për të përballuar koston, kur ndërkohë, nuk kanë asnjë tregues që të dëshmojë se cilat janë të ardhurat e tyre, derisa nuk ka matës se sa janë biletat e shitjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari28/09/2019 17:00

Po qytetari njesoj do te zhvatet!!! Po nuk e zhvati fatorinoja do ta zhvase, do ta grabise dhe do ta rrrjepe lali Plehu, me tendera, me blerje pemesh koti per pyllin orbital, me blerje guresh, me reklama elektronike dhjetra milioneshe, me bileta udhetimesh dhe hotelesh lart e poshte si zagar neper bote duke mashtruar dynjane me "sukseset" imagjinare te rilindjes urbane, me sponzorizime dhe shpenzime per propaganden e tij mashtruese. Pse nuk vendosen biletat elektronike si ne te gjithe boten e qyteteruar???? Eshte gje shume e thjeshte. Per te mos thene qe disa shtete te zhvilluara evropiane po e ofrojne sherbimin urban per qytetaret komplet falas, dhe kjo nuk ndodh ne nje vend me popullshi te varfer. Aq me teper per pensionistet, nxenesit e shkollave dhe studentet!!! Eshte turp per bashkine me te shtrenjte ne Evrope nga taksat qe u zhvat qytetareve te mos e ofroje kete sherbim falas.

Shto koment

Denonco