E dhimbshme, Egzon Kryeziu ndërron jetë pas 9 muajsh luftë për jetën

E dhimbshme, Egzon Kryeziu ndërron jetë pas 9 muajsh luftë për jetën

14:00, 28/09/2019
A+ Aa A-

Ka ndërruar jetë në orët e mesnatës në Stamboll, i riu nga Prishtina, Egzon Kryeziu.

Ai po trajtohej në Turqi pas një aksidenti të rëndë. Lajmin e rëndë e ka bërë të ditur vet babai i tij, përmes një postimi në Facebook.

“Ju njoftoj me pikëllim te thellë se djali jonë Egzon Kryeziu sot në Stamboll ndërrojë jetë pas 9 muaj luftimit me plagët të marra nga aksidenti i rëndë. I falenderojmë të gjithë të cilët kanë ndihmuar për tu shëruar. Për ditën e varrimit ju njoftojmë me kohë. Familja Kryeziu”, ka shkruar babai i tij.

Pak ditë më parë babai i Egzon Kryeziut kishte kërkuar ndihmë nga qytetarë që ta ndihmojnë financiarisht për shërim e djalit të tij.

Djali i tij iu është nënshtruar gjashtë ndërhyrjeve kirurgjike në kokë, të cilat kanë  kushtuar rreth 230 mijë euro.

Më tej ai thoshte se edhe shtëpinë e kishte nxjerrë në shitje, duke shtuar se do të vinte në shitje edhe veshkën në mënyrë që ta shërojë djalin e tij.

Egzon Kryeziu, 27 vjeçar nga Prishtina, bashkë me kolegun e tij të punës Valon Qela 29 vjeçar nga Mitrovica morën lëndime shumë të rënda trupore në një aksident, në aksin rrugor Ferizaj-Prishtinë, në janar të 2019-së

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco