Masivi i dheut i ze shtëpinë/ Apeli i kryefamiljarit: Po flemë jashtë, na ndihmoni!

Masivi i dheut i ze shtëpinë/ Apeli i kryefamiljarit: Po flemë jashtë, na ndihmoni!

17:50, 24/09/2019
A+ Aa A-

Një familje në Tufinë,Tiranë rrezikon seriozisht si pasojë e rrëshqitjeve të dheut pranë banesës së tyre.

Vetë kryefamiljari, në një prononcim për News 24, kërkon ndihmën e autoriteteve shtetërore.

Sipas tij, familja e tij me 4 anëtarë e ka kaluar natën jashtë sepse ndiheshin të rrezikuar.

“Mbrëmë fëmijët kanë fjetur jashtë sepse një masiv dheu ka zënë hyrjen e banesës. Kemi kontaktuar për ndihmë por kemi marrë përgjigje negative. Ju lutem na ndihmoni”, apelon kryefamiljari.

Ai thotë se rrëshqitja mund të vazhdojë ende dhe të zërë të gjithë shtëpinë, ndërkohë që vetë e kanë të pamundur të ndërhyjnë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco