Kush është qendra tregtare me elitare në Shqipëri?

Kush është qendra tregtare me elitare në Shqipëri?

13:51, 24/09/2019
A+ Aa A-

Në një prej zonave më më të qeta tëTiranës, mes gjelbërimit dhe kodrave të Farkës e Saukut, gjendet qendra tregtare më e madhe në vend. Tirana East Gate, ose TEG sikurse njihet me akronimin e famshëm,është prej kohësh lideri dhe përçuesi i parë i qasjeve të fundit të modës.Qendra shërben jo vetëmsi destinacioni i preferuar i blerjeve, por edhe si një vendndodhje elitare që ofron argëtim; pikëtakim për të kaluar kohën e lirë dhe eksperiencash për tu mbajtur mend.

Me një sipërfaqe totale prej 95.700 metrash katrorë, me 150 dyqane që ofrojnë shumëllojshmëri produktesh; me një organizim perfekt të hapësirave të shërbimit, TEG ofron çdo ditë përjetimin e risive të modës në veshje, arredim, elektronikë, produkte për mirëqeniedhe bukuri, argëtimi me lojërat më bashkëkohore, organizimtëeventeve dhe kinematografia ndërkombëtare më e fundit që vjen në TEGnëpërmjet rrjetit më të madh të Kinemasë Cineplexx.

Të gjitha këto avantazhe e rendisin TEG si qendrën më të vizituar ne vend, me 9.6 milion vizitorë në vit.

Duke qenë se TEG është destinacioni i modës, vendi nga ku burojnë të gjitha trendet, qendra jo vetëm që ka portofolin më të gjerë të brandeve ndërkombëtare në veshje, por ka edhe kombinimin më të mirë të këtyre të fundit për të patur në qendër të vëmendjes çdo moshë, shije, kërkesë që klientët mund të kenë në dispozicion.

Image

Marka botërore ekskluzivisht në Shqipëri

Kjo është bërë padyshim e mundur falë bashkëpunimit të suksesshëm, mes TEG dhe kompanisë me famë botërore Inditex. Është pikërisht TEG, ai që ka siguruar praninë ekskluzive për Shqipërinë të brandeve të Inditex që janë ndër më të kërkuarat në botë, konkretisht: Zara, Massimo Dutti, Bershka, Stradivarius, Zara Home dhe Pull& Bear.

Prania e brandeve ndërkombëtare në TEG njëson politikat e qendrës me ato evropiane apo botërore. Në këtë mënyrë, ofertat e qendrës ndjekin sezonalitetet që kanë veshjet edhe në vendet e tjera perëndimore: prezantimi i koleksioneve të reja, që bëhet në të njëjtën kohë si në vendet e tjera, uljet sezonale apo edhe vetë përbërja e koleksioneve, është në të njëjtën linjë si kudo tjetër. Pra mund të thuhet se vitrinat botërore ndodhen në TEG.

Nuk mund të lemë pa përmendur dhe brandet e tjera, pasqyra mëe mirëe vizionit të kësaj Qendre për të qenë gjithmonë iniciatoree risive.

Neptun sjell teknologjinë më të fundit të pajisjeve elektronike;Jumbo shumëllojshmërinë e aksesorëve për çdo nevojë dhe çdo grup-moshë.Markat e tjera  ekskluzive që Fashion Group Albania ka sjellë posaçërisht për Shqipërinë në Qendër plotësojnëçdo nevojë tëklientëve elitarëtë Teg, me brande si Carpisa; Parfois; Mango; Cortefiel; Springfield; Women’s Secret,etj, madje dhe të moshave më të vogla me Okaidi; Prenatal etj. Me pak fjalë,të gjitha nevojat për blerjet më cilësore nën njëçati të vetme.

Argëtim, gastronomi dhe komoditet të cilësive të larta

Në TEG të gjitha grupmoshat mund të gjejnë ambientin perfekt të socializimit, me gamën e gjerë të mundësive të argëtimit që qendra ofron.Parku dhe Ambjentet e lojrave rekreative për femijë, Blue Park; lojërat virtuale për cdo grupmoshë; Lojrat elektronike të vendosura në një nga ambjentet e veçanta të qendrës poashtu dhe eventet që ndërtohen çdo fundjavë në Qendër, janë disa nga mundësitë qëofrohen për të përçuar tek klientët një eksperiencë të paharrueshme.

TEG sjellevente të organizuara me një kujdes të veçantëdhe me tematika të ndryshme si: Kurorëzimet e martesave që ndodhin në njëqendër tregtare; Panaire të ndryshme; Festime në ditë të veçanta, etj, të përshtatshme për çdostinë dhe të trajtuara me profesionalizëm nga bashkëpunëtorë profesionialë përtë kontribuar në përfitimin e eksperiencave të paharrueshme.

Në TEG ndodhet dhe rrjeti I kinemasë ndërkombëtare Cineplexx, qësjell premierat e kinematografisë ndërkombëtare në kohe reale, në 7 sallat të mirëorganizuara në ambientet e qendrës. Për të gjithë të apasionuarit e shpejtësisë Cineplexx prezanton aktualisht: “Fast & Furious Presents: Hobbs & Shaë”.  Gjithashtu për nostalgjiket ofrohet “Once upon a time ... In Hollywood”.  Sigurisht, nuk mund të mungojnë as premierat dedikuar fëmijëve dhe adoleshentëve si “Dora dhe qyteti i humbur i arit”, të sjella cilësisht ne Cineplexx TEG.

Por jo vetëm kaq, zona e gastronomisë tejet e larmishme është një e veçantë tjetër që e diferencon qendrën tregtare TEG nga çdo qendër tjetër. Kuzhina tradicionale dhe ushqimi i shpejtë; Shijen amerikane të gatimeve nëKfc; Ushqimin aziatik tek Kung-Fu Express; Burgerat më të mirë tek Burger King; Kuzhina elegante italiane dhe ambjentet moderne në Restorant Veranda dhe nuk mbaron me kaq. Së shpejti në TEG do të shtohet dhe njërisi. Në ambientet mirë të arreduara dhe ushqimin e veçantë mesdhetar, me specialitetet e veçanta të gatimit të mishit dhe produkteve të tij, çelet së shpejti dhe një restorant i ri: Ulliri.

Të gjithë kënaqësisë që gjendet brenda qendrës, i shtohet edhe komoditeti i vendeve të shumta të parkingut jashtë saj, apo në katet e nëndheshme,çka eliminon një nga streset tona më të zakonshme në kryeqytet lidhur me gjetjen e vendeve të parkimit.

TEG ka bërë një premtim, të shpërndaje grimca lumturie tek vizitorët e vet në çdo moment, nëpërmjet përjetimeve pozitive dhe eksperiencës që ata marrin nga momentet që kalojnë në qendër. Jo më kot dhe motoja e TEG është: BE HAPPY/Kënaqu!!

TEG menaxhohet nga Acrem, që është pjesë e Grupit Balfin, grupi më i madh dhe inovator i investimeve në Shqipëri dhe një ndër më të mëdhenjtë në rajon, i njohur për investimet në qendrat e tjera tregtare si  QTU, SEG, zhvillimet e zonave rezidenciale dhe tregtare, në turizëm me projekte të tjera si Vala Mar Residences dhe Green Coast resort, në industrinë e fashion-it dhe atë minerare me Albchrome dhe Newco Ferronikeli, ne sistemin bankar me Tirana Bank dhe në aktivitetet e shitjeve me pakicë me rrjetin e dyqaneve Neptun, SPAR, Jumbo etj.

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco