Tanja Porja: Qytetet më të rrezikuara nga stuhitë

Tanja Porja: Qytetet më të rrezikuara nga stuhitë

22:33, 23/09/2019
A+ Aa A-

Moti i keq, me reshje të dendura shiu ka goditur vendin pas tërmeteve.

Meteorologia Tanja Porja në një lidhje direkte në emisionin Opinion, këtë të hënë tregoi se cilat ishin qytetet më të rrezikuara nga përmbytjet.

Sipas saj situata paraqitet e vështirë në këto qytete: Lezha, Kruja, Tirana, Durrësi dhe Elbasani.

“Ka rënë 60 deri në 80 milimetra shi, kanë qenë reshje intensive. Kjo situatë do të vazhdojë, kemi një fuqizim të reshjeve rreth orës 2, pas mesnate. Në mëngjes dhe vijim presim një përmirësim”, tha zonja Tanja Porja.

Ajo theksoi se: “Kjo situata e reshjeve ishte parashikuar pesë ditë më përpara, që dita e hënë dhe e martë do kishte reshje me intensitet mesatar dhe intensiv”.

Meteorologia theksoi se nuk ka lidhje mes reshjeve dhe tërmeteve.

“Pjesa më e madhe e Ballkanit Perëndimor është në këto kushte. Nivelit i ujit është mbi 30 centimetra, në rrugë”.

Marrë nga Opinion.al

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco