Reshjet në vend, ja njoftimi i Shërbimit Metereologjik

Reshjet në vend, ja njoftimi i Shërbimit Metereologjik

20:41, 23/09/2019
A+ Aa A-

Në këto momente në vendin tonë po bien reshje shiu dhe Shërbimi Metereologjik ka dalë me njoftimin e mëposhtëm: “Reshjet e shiut në formën e shtrëngatave e stuhive po ushtrojnë aktivitetin e tyre në qytetet Tiranë, Lezhë, Elbasan.

Sasia më e madhe e reshjeve është regjistruar në qytetin Lezhës me 53.0 mm, Shkodrës me 26.0mm, Tiranës 20.0mm.

Kjo situatë është shoqëruar edhe me erë të vrullshme deri në 15-18 m/sek.

Për orët në vijim reshjet intensive shoqëruar me shtrëngata e stuhi do të mbeten më të përqendruara në Shkodër, Lezhë, Durrës e Tiranë.

Përmirësimi i situatës pritet të vijë gradualisht nesër në pjesën e dytë të ditës”, shkruhet në njoftimin e Shërbimit Meteorologjik.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco