Studentët 'braktisin' Universitetin e Gjirokastrës

Studentët 'braktisin' Universitetin e Gjirokastrës

15:37, 23/09/2019
A+ Aa A-

Në universitetin "Eqrem Çabej" në Gjirokastër nga 24 programe studimi, vetëm 3 prej tyre kanë më shumë se 10 studentë të regjistruar.

Ndërkohë që 20 programet e tjera ose nuk kanë asnjë të regjistruar ose maksimumi 3 studentë.

Programet dy vjeçare kanë pasur numrin më të lartë të studentëve ndërsa vendosja e notës mesatare mbi 7 ka bërë që dega e mësuesisë të rrezikojë mbylljen për shkak të numrit tepër të ulët të regjistrimeve.

Zv/rektori Jani Dine megjithë numrin e vogël të regjistrimeve shpreson se faza e dytë do të sjelle rritje të regjistrimeve.

160 studente janë regjistruar në fazën e parë. Ndërsa ekonomiku dhe infermieria kanë pasur dyndje të regjistrimeve./Ora news/

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco