Nga bekimi i Papës, për pak në pluhur!

Nga bekimi i Papës, për pak në pluhur!

22:05, 22/09/2019
A+ Aa A-

Nga Enxhi Nasto -

?21 Shtatori i para pesë viteve ishte dita ku kjo tokë e shqiptarëve u prek nga dora e Papës dhe të gjithë qëniet tokësore të këtij vëndi duket se u bekuan nga prania e tij. Misioni i Papa Françesku-t ishte tepër i qartë, t’u sillte “paqen e mëndjes” gjithë shqiptarëve përtej çdo ngjarjeje politike të ndodhur dhe pavarësisht një ekonomie të rënduar, si dyfaktorë sfidues të jetëve tona.

Natyra, në 21 Shtatorin e djeshëm, e përmbysi këtë paqe misionare të tij.Toka reagoi ndryshe këtë rradhë. Ajo na shkundi për një arsye. Më mjaftoi vetëm pak sekonda dje për të harruar atë çfarë po thoja një minutë më parë. Ajo lloj lëkundje e fortë më bëri të kujtohesha për Jetën. Nëse kjo tokë e Jona do kish vendosur përfundimisht të vetshkatërrohej bashkë me jetët tona, atëhere e vetmja gjë për të cilën do ikja e lumtur nga kjo botë, është se iu gjenda pranë njeriut tim vetmitar në katin e fundit të një ndërtese, rrënimi i së cilës do të merrte bashkë me vete Njeriun e Ri dhe atë të Vjetër.

E nëse ky fund do të ndodhte, atëherë të rilindurit pas shumë kohë do të ngrini npyetjen: “Kush ua përcaktoi këtë fat, Zoti apo Natyra?”

Në fakt, ka një qenie supreme, të mbinatyrshme, e cila na parashkruan fatin e të gjithëve ne dhe me dorën e tij vë në lëvizje natyrën të na kundërpërgjigjet.

Nuk jam e sigurt nëse ai 21 Shtatori i djeshëm do i risjellë shqiptarëve “paqen mendore”që deri një ditë më parë shqetesoheshin për fatin e Tahirit, për fatin e drejtësisë në vënd, për rifillimin e protestave opozitare, nëse do të ketë një komunikim apo marrëveshje midis dy liderëve politikë, për vendimin e Bundestagut.

Nuk jam sërish e bindur, nëse ky 21 Shtator i ka ndërgjegjësuar të gjithë shqiptarët, se Zoti apo Natyra (vendoseni emrin si tëdoni) është më vetting-iste se kushdo tjetër në këtë tokë. Është gjykatësi i të gjithëve ne që herë pas herë na sinjalizon.

Ndonëse jam e vetëdijshme se nga pluhuri kemi ardhur dhe po në pluhur do të shndërrohemi një ditë, i lutem Gjykatësit lart vetëm për një gjë, më kthe në pluhur ditën kur vizioni im dhe i të ngjashmëve të mi për këtë Shqipëri të jetë shteruar plotësisht.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco