Vendimi i MAS/ Nesër dhe pasnesër nuk ka mësim në Tiranë, Durrës dhe Elbasan

Vendimi i MAS/ Nesër dhe pasnesër nuk ka mësim në Tiranë, Durrës dhe Elbasan

19:53, 22/09/2019
A+ Aa A-

Situata e pazakontë në vend pas tërmeteve të fuqishme duket se ka bërë që Ministria e Arsimit, Besa Shahini të marrë masa për nxënësit.

Ministrja  Shahini ka njoftuar se nesër dhe pasnesër nxënësit në Tiranë, Durrës dhe Elbasan do të jenë  pushim.

Pushimet për dy ditë të nxënësve në rrethet kryesore të vendit lidhet me pasigurinë e tyre gjatë këtyre ditëve që në vend ka pasur lëkundje sizmike.

Tirana, Durrësi dhe Elbasani janë edhe rrethet me më shumë dëme nga tërmeti i djeshëm, i cili ka shkaktuar dëme materiale edhe në shumë banesa dhe biznese. 

Ministrja Besa Shahini para mediave:

Kam qenë në komunikim të drejtpërdrejtë me të gjithë drejtuesit e të gjithë shkollave dhe që dje nuk kemi nxënës dhe mësues të lënduar. E përqendruam në zonët më të prekura nga tërmeti, sot kemi vetëm 2 shkolla që janë raportuar në gjendje jo të sigurta, një një qendër Bërxullë që do sillen në shkollën qendër. Një tjetër në periferi të Tiranës.

Në total janë 98 shkolla që kanë pësuar dëmtime si plasaritje fasadash, pjesa më e madhe është pastruar. Infrastruktura shkollore është plotësisht gati që të fillojnë mësimet ditën e nesërme. Qytetarët nuk janë gati emocionalisht që të vijnë në shkollë. Është e kuptueshme dhe duke marrë këtë parasysh dhe duke dëgjuar psikologët kemi vendosur që dita e nesërme në Tiranë, Elbasan dhe Durrës do jetë pushim.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Martin23/09/2019 06:47

    Shoqja ministre e VVse beri deklarate qe 'nuk ka nxenes e mesues te lenduar dhe mesimi do vazhdoje rregullisht te Henen'... Fol me k/ministrin njehere moj shoqe...

    Shto koment

    Denonco