Parashikimi/ Ja çfarë ndodh me motin të enjten

Parashikimi/ Ja çfarë ndodh me motin të enjten

23:40, 18/09/2019
A+ Aa A-

Duket se ditëve me diell iu ka ardhur fundi.

Dita e enjte do të karakterizohet me shira që do të kanë edhe intensitet të lartë.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka bërë parashikimin për 24 orët e ardhshme.

Dita e enjte do të ndikohet nga masa ajrore të paqëndrueshme.

Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura. Reshjet e shiut do të bëhen prezent që në orët e para të dites në Veriperëndim, e gradualisht do të shtrihen në të gjithë territorin.

Reshjet do të jenë fillimisht me intesitet të ulët, në pjesën e dytë të ditës reshjet do të fitojnë intesitet deri mesatar hera-herës edhe në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Era do të fryjë nga Veriperëndimi deri në 15m/sek.

Temperaturat parashikohen me rënie në vlerat e mesditës, më konkretisht:

në zonat malore 11ºC deri në 25ºC

në zonat e ulëta 15ºC deri në 29ºC

në zonat bregdetare 17ºC deri në 28ºC

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco