Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Shpërthimi i Edi Ramës me 'RAI 3' dhe dosja e Olsi Ramës

FOTOLAJM/ Autobusët vrastarë të Tiranës, ku nuk dihet nëse do të dalësh i gjallë

FOTOLAJM/ Autobusët vrastarë të Tiranës, ku nuk dihet nëse do të dalësh i gjallë

10:43, 18/09/2019
A+ Aa A-

Kjo skenë me gjak është fotografuar sot në një nga linjat e autobusëve të Tiranës, të tejmbushur, që nuk vijnë kurrë në orar. Sot, shoferi i linjës së Tiranës së Re nxitonte dhe ja pasoja...Por të tilla ndodhin përditë.

Pavarësisht pretendimeve të cilitdo zyrtari të lartë të bashkisë së Tiranës, autobusët ka kohë që nuk vijnë në orar. Janë të rrallë, gjithmonë e më të rrallë.

Provë janë turmat e mbledhura si për ndonjë tubim prapa Bankës së Shqipërisë, çdo mëngjes..., që nga ora 6.00. Por në atë orë bashkia fle dhe askush nuk është në gjendje t’i shikojë të mjerët që hipin sipër njeri –tjetrit dhe as shoferin që i flak pa frymë, si për shembull, tek porta e Kopshtit Zoologjik.

Qytetari që dërgoi këtë fotografi në Syri. net na shkroi: “Në autobusët e Tiranës së Re nisesh për punë dhe përfundon në spital. Mbushen aq plot këto dreq autobusësh saqë nuk ke ku të vesh këmbën. Nuk e kemi luksin e makinës dhe të kohës dhe si zotërisë që i kapi këmbën dera e autobusit, mund t’i ndodhë kujtdo!” 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Meri21/09/2019 08:14

    As qe do rregullohen ndonjehere autobuzet sa kohe qe Kryetari i Bashkise e te tjere zyrtare levizin me makinat e tyre. Le ta bejne rrugen me autobuz e te shikojne nese do shkojne ndonjehere ne orar a jo. Linja Uzina Autotraktoreve-Qender, ecen sikur te jesh duke shku ne funeral. Vetem nga Brryli ne Qender mund te ece sic duhet. Vec ne vente dore Zoti se ne njerezit plasem me ankesa, por veshi i shuedhet i tyre as don te dije.

    adi18/09/2019 13:12

    Shkoni ne pune me bicikleta.Lali Eri per ca i ka bo.

    Beni18/09/2019 11:32

    Ka nje zgjidhje shume te thjeshte ky problem. Ne cdo stacion te vendosen orare te sakte te levizjes se autobuzeve dhe cdo shofer te mbaje pergjegjesi per shkeljen dhe mosrespektimin e orarit. Perndryshe do te vazhdojme te hame njeritjetrin duke u share e shtyre, ndersa pronaret e linjave ndajne leket me lalat ne qeveri!

    Shto koment

    Denonco