Parashikimi/ Ja çfarë ndodh me motin ditën e nesërme

Parashikimi/ Ja çfarë ndodh me motin ditën e nesërme

17:21, 17/09/2019

Mëngjeset mbeten të freskëta me vlera të temperaturave minimale nga 11 deri në 18ºC, ndërsa ato të mesditës nuk do ti kalojnë vlerat nga 31 deri në 34ºC.

Sherbimi Meteorologjik Ushtarak ka bere parashikimin per diten e neserme.

Edhe për nesër vendi do të ndikohet nga relativisht të njëjta kushte atmosferike.

Moti në pjesën më të madhe të territorit do të jetë i kthjellët.

Në orët e mesditës do të ketë prezencë të vranësirave kalimtare më të theksuara në relievet malore dhe zonën e veriut.

Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta dhe lokale në relievet e larta malore.

Temperaturat në vlerat e mëngjesit do të variojnë nga 11 deri në 18 gradë celsius ndërsa ato të mesditës një rënie të lehtë duke prekur shifrat nga 28 deri në 32 gradë celsius.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco