Çfarë po ndodh? Për një vit, 100 mijë nxënës më pak në bankat e shkollës

Çfarë po ndodh? Për një vit, 100 mijë nxënës më pak në bankat e shkollës

08:41, 16/09/2019
A+ Aa A-

Sipas statistikave të vetë ministrisë, janë 100 mijë nxënës më pak krahasuar me vitin e kaluar.

Emigrimet masive të shqiptarëve jashtë vendit, si dhe ulja e lindshmërisë kanë bërë që në këtë vit shkollor të ketë më pak fëmijë që ulen në banka.

Sipas shifrave të Ministrisë së Arsimit, në arsimin parauniversitar (arsim bazë-gjimnaz) do të shkollohen 380 mijë nxënës, nga 480 mijë që ishin vitin 2018-2019.

Nga këta, pjesa më e madhe, 272 mijë, janë pjesë e ciklit të ulët, ose sistemit bazë të detyruar 9-vjeçar, ndërsa 90 mijë futen në gjimnaz. Për herë të parë, në bankat e shkollës do të hyjnë 24 mijë nxënës, të cilët futen në klasën e parë.

Edhe këtu, shifrat e raportuara nga dikasteri i arsimit flasin për tetë mijë nxënës më pak. Për arsimin bazë, mësimi përfundon më 12 qershor, ndërsa matura një javë më herët.

Ndërsa pushimet e shumëpritura të dimrit do të zgjasin dy javë, nga 21 dhjetori deri më 5 janar 2020.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco