Nis shkolla, 24 mijë fëmije ulen për herë të parë në banka Foto Ilustruese

Nis shkolla, 24 mijë fëmije ulen për herë të parë në banka

08:12, 16/09/2019

Nis sot viti i ri shkollor 2019-2020. 24 mijë vogëlushë që do të ulen sot për herë të parë në bankat e shkollës, ndërsa në sistemin 9-vjeçar janë gjithsej 272 mijë nxënës. Kur nga një anë prindërit kanë nisur që në mëngjes herët të bëjnë gati fëmijët për në shkollë, Policia Rrugore është vënë në gatishmëri për mbarëvajtjen e trafikut.

Ndryshe nga vitet e kaluara, edhe këtë vit shkollor prindërve do t’u duhet të shpenzojnë më pak për librat e fëmijëve nga klasa e parë në të katërtën, pasi ato janë dhënë për përdorim nga qeveria, dhe do t’i rikthejnë në fund të shkollës.

Ndërkaq, policia rrugore e Tiranës ka hartuar një plan veprimi me detyra specifike, në lidhje me menaxhimin e trafikut dhe rritjen e sigurisë rrugore pranë shkollave e institucioneve të tjera arsimore. Plani përfshin edhe kontrollin rigoroz të mënyrës së transportit të fëmijëve në moshë jo madhore kryesisht për ata deri në 12 vjeç, për të cilët Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë parashikon përdorimin e sistemeve të fiksimit me qëllim sigurimin e tyre dhe parandalimin e pasojave që mund të vijnë si rezultat i ngjarjeve rrugore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco