Preku zemrat e të gjithëve, Elona humb betejën me sëmundjen në Turqi

Preku zemrat e të gjithëve, Elona humb betejën me sëmundjen në Turqi

14:10, 15/09/2019
A+ Aa A-

15-vjeçarja Elona Kuburja nuk ka mundur tia dalë në betejën e saj kundër sëmundjes së rëndë. E reja nga Fushë-Kruja, ndërroi jetë sot në Turqi, ku ishte dërguar për një mjekim më të specializuar.

Elona pritej që ti nënshtrohej një operacioni të vështirë për sëmundjen e rrallë që e kishte prekur që në lindje: që në gjuhën mjekësore njihet si hemangioma kongenitale me evolim drejt sindromës kasabach mërittë.

Me sëmundjen e rrallë të Elonës, janë raportuar vetëm 250 raste në botë.

Shpresat për ta mbajtur në jetë ishin të pakta, por pas apelit të pindërve të saj qeveria shqiptare mori përsipër shpenzimet për trajtimin mjekësor të Elonës në Turqi, pasi duhej një skuadër mjekësh specialistë.

Ishte vetë kryeministri Rama ai që do të reagonte pas thirrjeve të shumta në rrjetet sociale, dhe do të ndizte një shpresë të përkohshme për familjen e Elonës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco