Biznesmeni Samir Mane dhe Tirana Bank i dhurojnë shtëpi në Golem, 4 jetimëve nga Kukësi

Biznesmeni Samir Mane dhe Tirana Bank i dhurojnë shtëpi në Golem, 4 jetimëve nga Kukësi

13:13, 14/09/2019
A+ Aa A-

Në fund të majit, emisioni “Stop” në TV Klan transmetoirastin e familjes Poka nga Kukësi me 4 fëmijë jetimë, të cilët jetonin në kushte të tmerrshme ekonomike dhe strehimi në qarkunVeri-Lindor të vendit vetëm me mamane e tyre. Fëmijet jetimë e përshkruanin duke qarë dhe me zërin që u dridhej gjendjen e tyre.

"Stop” dhe “Fundjavë ndryshe” iu drejtuan Presidentit të Grupit Balfin, z. Samir Mane, duke i kërkuar një shtëpitë re për këtë familje. Reagimi i z. Mane qe i menjëhershëm dhe nëpërmjet Tirana Bank, që është pjesë e Grupit Balfin, familjes Poka iu dhurua një shtëpi tëresisht e re në Golem, e kompletuar me të gjitha pajisjete  nevojshme, të gjitha të reja.

Moment i hyrjes së familjes Poka në shtëpinë e tyre të re qe tepër prekësdhe u shoqërua nga lot gëzimi. Gjithashtu punonjësit e Tirana Bank morën masa që të dhuronin vullnetarisht mjaft të mira materiale për familjen Poka.

Drejtori Ekzekutivi Tirana Bank, z. Dritan Mustafa, i cili vajti për t’i dorëzuar apartamentin dhuratë familjes Poka, shprehu vullnetin dhe iniciativën e z. Mane për të qenë sa më afër kësaj familje në nevojë dhe i uroi anëtarëve të saj një jetesë të re më të begatë.

Grupi Balfin ka qenë mjaft i angazhuar në përgjegjësinë sociale gjatë viteve të fundit duke shfaqur një vëmendje të posaçme për kategori të ndryshme familjesh apo individësh në nevojë. Nën kujdesin e veçantë të presidentit të Grupit Samir Mane, janë të shumta historitë e trishta, të cilat grupi është përpjekur që t’i ndryshojë për mirë. Janë tashmë disa shtëpi që janë rikonstruktuar dhe rindërtuar nga fillimi duke ndryshuar tërësisht jetën e familjarëve që jetojnë në to.

Vetëm në bashkëpunim me Fondacionin Fundjavë-Ndryshe, Grupi Balfin po mbështet mbi 37 familje që përballen me vështirësi në punësim, shkollim apo asistencë mjekësore. Por mbështetja që Grupi Balfin jep përmes kësaj organizate është vetëm një pjesë e mbështetjes totale, sepse një kontribut i tillë jepet edhe për mjaft shoqata dhe organizata të tjera.


https://www.tiranabank.al/d/58/156/385/prfundojn-vuajtjet-e-familjes-poka-samir-mane-dhe-tirana-bank-u-dhurojn-apartament/

ImageImage

ImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco