Temperatura të larta të shtunë e të diel, deti me ndonjë dallgëzim të lehtë Kalaja në Porto Palermo, shtator 2019

Temperatura të larta të shtunë e të diel, deti me ndonjë dallgëzim të lehtë

10:09, 14/09/2019
A+ Aa A-

Kontinenti Europian është në aktivitetin e  Anticiklonit sub-tropikal i cili do të mbajë në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë kushte atmosferike të stabilizuara.

E shtunë, 14 shtator 2019: Moti do të jetë me diell dhe kalime të pakta të vranësirave në zonat malore. Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi maksimale 8-15 m/sek në bregdet. Valëzimi  i forcës 4 me lartësi vale 0,5–1,5  metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje në mesditë.

Temperaturat min dhe max: 

Zonat  malore   11/29°C 

Zonat e  ulëta    11/34°C

Zonat  bregdetare  18/32°C

Kosova për ditën e shtunë, 14 shtator 2019: Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 11°C në mëngjes deri në 29°C gradë Celcius në mesditë.


E diel, 15 shtator 2019 moti do të jetë me kthjellime në të gjithë vendin. Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi maksimale 8-15 m/sek në bregdet. Valëzimi  i forcës 4 me lartësi vale 0,5–1,5  metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë të ulëta në mëngjes dhe rritje në mesditë.

Temperaturat min dhe max: 

Zonat  malore   10/29°C 

Zonat e  ulëta    11/35°C

Zonat  bregdetare  18/32°C

RTSH/ Meteorologe: Rezarta Xhakollari

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco