Çanta dhe mjete mësimore, kryebashkiakja Voltana Ademi ndihmon familjet në nevojë

Çanta dhe mjete mësimore, kryebashkiakja Voltana Ademi ndihmon familjet në nevojë

09:49, 14/09/2019
A+ Aa A-

Edhe pak orë, starton viti i ri shkollor. Si edhe vitet e tjera, si në çdo ditë të vitit, Bashkia Shkodër është pranë familjeve më në nevojë edhe në këtë moment të rëndësishëm për fëmijët.

Në Qendren Komunitare “Për Familjen” nr. 5, në lagjen me të njëjtin numër apo siç njihet “Mark Lula”, për 100 fëmijë janë shpërndarë jo vetëm çanta por edhe mjete të tjera mësimore, të domosdoshme për një fillim normal të procesit të mësimnxënies.

Shpërndarja e çantave dhe mjeteve mësimore për fëmijët e familjeve në nevojë, do të vazhdojë edhe në ditët në vijim dhe në qendrat e tjera komunitare të Bashkisë Shkodër.

Kjo, në vazhdën e vëmendjes dhe mbështetjes së vazhdueshme që i është dedikuar këtyre familjeve gjatë gjithë vitit nga Bashkia e Shkodrës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco