FOTO/ Bëhuni gati për ... ja si do jetë moti për të martën

FOTO/ Bëhuni gati për ... ja si do jetë moti për të martën

23:40, 09/09/2019
A+ Aa A-

Ndërsa e hëna është mbyllur me reshje të lehta shiu, në zona të kufizuara, ditën e martë reshjet e shiut do të jenë më intensive.

Sipas Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, gjatë të martës mund të ketë edhe shtrëngata në zonat malore.

Më poshtë parashikimi i motit për të martën:

Reshjet

E marta priten reshje të dobëta në shumicën e qarqeve.

Në zona të kufizuara të qarqeve, nuk përjashtohet mundësia që të ketë ndonjë reshje në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër, më e mundshme në terrenet malore (dhe ato pranë tyre) kryesisht gjatë pasditeve.

Temperaturat

Të martën temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 19 / 29 °C

në vendet e ulëta: 17 / 31 °C

në vendet malore: 12 / 28 °C.

Era

Të martën era do të fryjë e lehtë deri mesatare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco