Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Përplasja e ashpër e Ilir Metës dhe SPAK

Temperaturat e larta/ Në Vlorë plazhi vazhdon edhe në shtator

Temperaturat e larta/ Në Vlorë plazhi vazhdon edhe në shtator

18:26, 08/09/2019
A+ Aa A-

Sezoni i plazhit në vend po vijon pavarësisht se jemi në javën e dytë të shtatorit.

Kjo ka ndodhur sot edhe në Vlorë, aty ku turistët e huaj vijojnë të shijojnë temperaturat e larta.

 “Vijmë nga Zelanda e Re dhe jemi për herë të parë në Shqipëri. Kemi zgjedhur shtatorin, është një kohë e mirë për të pushuar, pasi ne kërkojmë qetësinë dhe jo turmat e mëdha", thotë pushuesi për Ora News.

Në Vlorë këtë fundjavë të parë të vjeshtës pushuesit, kanë zgjedhur plazhet.

Mbizotërojë ata nga Evropa Lindore, por nuk mungojnë as turistët nga perëndimi deri në vendet më të largëta.

 “Jam nga Holanda. Në vendin tim koha është shumë e keqe, ndërsa këtu është shumë mirë. Besoj se do të rikthehem sërish në Shqipëri”, deklaron një tjetër.

Operatorët turistikë në të gjithë bregdetin konfirmojnë që sezoni tashmë shkon përtej gushtit.

"Kemi pushues edhe në muajin shtator", tregojnë operatorët.

Sipas tyre prenotimet janë rritur me 20 % në krahasim me vitin e kaluar.

Image

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco