Italia paguan asistencë sociale për emigrantët në Itali/ Ja kriteret e aplikimit për të përfituar

Italia paguan asistencë sociale për emigrantët në Itali/ Ja kriteret e aplikimit për të përfituar

22:57, 06/09/2019
A+ Aa A-

Për të përfituar këtë pagesë, të gjithë aplikantët e interesuar duhet të kenë mbushur moshën 65 vjeç e 7 muaj, të jenë efektivisht banues të përhershëm në Itali si dhe të kenë një limit të caktuar të ardhurash ose të mos marrin fare.

Pagesa sociale, marrë parasysh indeksimin e pensioneve për vitin 2015 nga ISTAT që është vlerësuar me 0.3%, arrin në 448.52 euro.

Kushtet

Pagesa sociale paguhet çdo muaj nga INPS dhe ka zëvendësuar pensionin social nga 1 janari i vitit 1996. Vlen të theksohet fakti se kjo pagesë është një e ardhur ekonomike që lind pavarësisht derdhjeve të kontributeve të detyrueshme, për ata qytetarë që nuk kanë të ardhura të tjera për të mundësuar mbijetesën. E drejta për pagesë sociale u lind personave që plotësojnë kërkesa specifike, ose që hyjnë në kufijtë e përcaktuar të të ardhurave, që ndryshojnë në vartësi të faktit, që kërkuesi është i martuar ose jo dhe që çdo vit INPS komunikon publikisht me kërkesat personale të aplikantëve. Pagesa sociale gjithashtu nuk është objekt i zbritjeve tatimore për të ardhurat dhe jepet gjithmonë në mënyrë të përkohshme mbasi instituti do të ketë verifikuar çdo vit plotësimin e të ardhurave dhe vendbanimin aktual të qytetarit aplikant.

Tjetër karakteristikë e pagesës sociale është që në ndryshim me tipa të tjerë të pensionit nuk mund të jepet në favor të trashëgimtarëve, në rast të vdekjes të mbajtësit dhe për faktin. Po kështu, kjo e ardhur është e lidhur me rezidencën në Itali dhe se humb kjo e drejtë, në qoftë se personi largohen nga Italia. Pagesa sociale pezullohet kur personi përfitues qëndron jashtë Italisë më shumë se 30 ditë e të drejtën e përfitimit për këtë të ardhur e kanë të gjithë qytetarët italianë, komunitarët dhe ekstrakomunitarët që kanë në zotërim një leje qëndrimi në BE për një periudhë të gjatë. Ka disa kritere që duhen përmbushur në mënyrë që të arrihet marrja e pagesës. Së pari, të gjithë aplikantët duhet të kenë mbushur moshën 65 vjeç e 7 muaj (rritja e moshës për 3 muaj për gratë dhe burrat, është përcaktuar nga Reforma Fornero mbi pensionet, bazuar në principin e koeficientit të jetëgjatësisë).

Më tej, të interesuarit duhet të plotësojnë edhe të ashtuquajturën “Kërkesë e rezidencës”, që do të thotë se kanë të drejtë për pagesë sociale, të gjithë banuesit efektivisht në mënyrë të përhershme në Itali. Nga data 1 janar 2009, për të lindur e drejta e pagesës sociale, si një kërkesë shtesë është domosdoshmëria për të pasur një qëndrim të ligjshëm, në mënyrë të vazhdueshme në Itali, për jo më pak se 10 vite. Gjithashtu, kandidatët para se të aplikojnë duhet të përmbushin edhe kushtin e të ardhurave, pasi pagesa sociale si një formë e të ardhurave asistenciale u jepet të gjithë qytetarëve pa të ardhura, ose që kanë të ardhura në një shumë më të vogël se kufiri i përcaktuar në ligj. Limiti i të ardhurave për 2016-ën për pagesën sociale është 5830.76 euro në vit. Aplikimi për pensionin social duhet të dërgohet në rrugë telematike, duke përdorur shërbimet ‘online’ të INPS, në rast se disponohet

PIN, ose duke telefonuar në numrin e gjelbër 803 164 pa pagesë, ose nga një telefon fiks 06164164. Aplikimi mund të bëhet edhe nëpërmjet patronateve si ndërmjetësues të INPS pa pagesë.

Kriteret për përfitim

* Pagesa sociale jepet bazuar në shumën e të ardhurave personale dhe në rast se personi është i martuar merren parasysh të ardhurat e përbashkëta me bashkëshortin.

* Pagesa sociale mund të llogaritet në një vlerë të plotë ose reduktuar.

* Kanë të drejtë për masë të plotë të gjithë personat:

*  Të pamartuar që nuk kanë asnjë të ardhur.

* Të martuar që kanë të ardhura familjare më të vogla se 5.830.76 euro në vit.

* Kanë të drejtën për pagesë të reduktuar personat:

*  Të pamartuar që kanë të ardhura më të vogla vjetore se pagesa sociale.

*  Të martuar që kanë një të ardhur familjare më të vogël se dyfishi i shumës vjetore të pagesës që kap një shumë 11.661,52 euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco