Do të blesh makinë të importuar?! Verifikoje online nga shasia dhe targa

Do të blesh makinë të importuar?! Verifikoje online nga shasia dhe targa

10:48, 06/09/2019
A+ Aa A-

Dëshironi të blini një automjet të përdorur të importuar? Kujtohuni se Shqipëria ndalon mjetet autovetura me km nën nivelin mjedisor Euro4! Ndaj, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka krijuar mundësinë që të hyni në dy faqe web: ww.dpshtrr.gov.al ose www.dpshtrr.com dhe të verifikoni online mjetet për çdo markë, model e nga çdo vend origjine!

Mund të informoheni mbi kategorinë mjedisore, prejardhjen dhe tregues të tjerë teknik të mjetit, nëpërmjet numrit të shasisë dhe targës pasi DPSHTRR ofron faqe të dedikuar, bazuar në eksperiencat më të mira të homologëve të huaj, me info zyrtare dhe referime.

Aty mund të gjeni përgjigje të sakta për pyetje dhe të dhëna si:
Cilat janë të dhënat teknike të mjetit?
Çfarë kategorie mjedisore është mjeti?
Cilat janë të dhënat mbi kilometrazhin e mjetit?
A ka patur mjeti ndonjë dëmtim?
A ka mjeti ndonjë problem prodhimi?
Cili ka qenë përdorimi i mëparshëm i mjetit?
Është automjeti i regjistruar në databazën e automjeteve të vjedhura?
Sa zotërues ka pasur mjeti?

Verifiko mjetin nëpërmjet Numrit të Shasisë!

 Web zyrtar me informacion të plotë për vende të ndryshme
 Web për mjetet që importohen nga USA e KANADA
 Web i konstruktorit, për markat Mercedes Benz, Daimler, Daimler Chrysler
 Web i konstruktorit, për markat BMW e Minicooper
 Web zyrtar, për mjetet që importohen nga Emiratet e Bashkuara/Dubai. Verifikohet nëpërmjet numrit të certifikatës
 Web zyrtar, vetëm për mjetet që importohen nga USA

Verifiko mjetin nëpërmjet Targës!

 Web për mjetet që importohen nga Norvegjia
 Web për mjetet që importohen nga Hollanda
 Web për mjetet që importohen nga Belgjika
 Web për mjetet që importohen nga Danimarka
 Web ku verifikohet kategoria mjedisore e mjeteve që importohen nga Spanja
 Web për mjetet që importohen nga Suedia
 Web zyrtar, për mjetet që importohen nga Italia. Kategoria mjedisore
 App për mjetet që importohen nga Italia, kategoria mjedisore si dhe tregues të tjerë
 Web për kontroll nëse mjeti është përfshirë në katastrofë natyrore

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco