VIDEO/ Është vetëm 30 metra larg bashkisë, shatërvani  në Vlorë nën pushtetin e plehrave

VIDEO/ Është vetëm 30 metra larg bashkisë, shatërvani në Vlorë nën pushtetin e plehrave

18:28, 05/09/2019
A+ Aa A-

Duhet të jetë një ndër qytetet shembuj, sidomos gjatë sezonit turistik, por pamja që sjellim më poshtë vetëm se e turpëron bashkinë e Vlorës.

Bëhet fjalë për një shatërvan, që ndodhet vetëm 30 metra larg godinës së bashkisë, por situata është me të vërtetë e frikshme.

"Kështu ka qenë gjatë gjithë verës edhe pse vetëm 30 metra larg godinës së bashkisë Vlorë", shkruan qytetari në denoncimin e tij për Syri.net.

Sipas tij, bashkia duhet të ndërhyjë pasi jo vetëm që i jep një pamje të shëmtuar qytetit turistik, por po kthehet edhe në rrezik për ndonjë epidemi.

Pamjet e mëposhtme nuk kanë nevojë për shumë komente...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco