Temperatura të larta dhe shtrëngata në disa qarqe/ Ja çfarë rezervon moti për nesër

Temperatura të larta dhe shtrëngata në disa qarqe/ Ja çfarë rezervon moti për nesër

23:33, 04/09/2019
A+ Aa A-

E enjte, 5 shtator 2019

RESHJET

Nesër (e enjte, dt.05) priten reshje, në përgjithësi, të dobëta në disa qarqe të vendit (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Në zona të kufizuara të qarqeve, nuk përjashtohet mundësia që të ketë ndonjë reshje në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër, më e mundshme në terrenet malore (dhe ato pranë tyre) kryesisht gjatë pasditeve.

TEMPERATURAT

Nesër (e enjte, dt.05) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 24 / 31 °C

në vendet e ulëta: 22 / 34 °C

në vendet malore: 17 / 27 °C.

ERA

Nesër (e enjte, dt.05) era do të vazhdojë të fryjë e lehtë, por deri mesatare gjatë pasditeve sidomos në bregdet. 

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco