Shërbimi Meteorologjik Ushtarak: Zonat që do të përfshihen nesër nga shiu

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak: Zonat që do të përfshihen nesër nga shiu

13:52, 03/09/2019
A+ Aa A-

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se ditën e mërkurë në vend do të vijojë ndikimi i masave ajrore të paqendrueshme.  Moti do të nisë me alternime vranësirash e kthjellimesh. Gradualisht në mesditë vranësirat do të marrin zhvillim, ndërsa në mbrëmje do të vijnë në pakësim.

Reshjet e shiut do të përfshijnë kryesisht zonat në jug, lindje dhe në Alpe. Në formë të izoluar në këto zona reshjet parashikohen të marrin karakter shtrëngatash në orët e nxehta të ditës. 

Era do të të fryjë me drejtim Juglindje - Veriperëndim e lehtë e përkohësisht mesatare, ndërsa në orët e mëngjesit, në bregdetin Veriperëndimor e vrullshme dhe me rrahje. Valëzimi në dete, i forcës 3-4 ballë. 

Temperaturat pritet të shënojnë në:
vendet malore 16 deri në 29°C
vendet e ulëta 18 deri në 34°C
vendet bregdetare 21 deri në 33°C

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco