VIDEO/ Rrugët e Beratit përmbyten me një orë shi

VIDEO/ Rrugët e Beratit përmbyten me një orë shi

18:29, 02/09/2019
A+ Aa A-

Rrebeshet e shiut që kanë filluar rreth orës 15:30 dhe që vazhdojnë ende pa pushim, kanë përmbytur të gjitha rrugët e qytetit të Beratit.

I favorizuar edhe nga era e fortë, shiu ka përmbytur rrugët kryesore dhe të lagjeve të qytetit, duke vështirësuar lëvizjet jo vetëm të automjeteve por edhe të këmbësorëve në rrugë.

Stuhitë e forta të erës  dhe rrebeshet e shiut  që kanë pushtuar pasditen e sotme edhe qytetin e Beratit, kanë rrezikuar seriozisht edhe rrëzimin e pishave e pemëve në akset nacionale.

Stuhitë e fuqishme kanë detyruar gjithashtu të gjitha bizneset të mbyllin qepenat për më shumë se një orë, ndërkohë që rrugët e qytetit janë mbuluar nga uji, gurët dhe degët e pemëve që janë këputur nga era. Menjëherë në rrugë kanë dalë shërbimet zjarrëfikëse dhe punonjësit e shërbimit në bashki, të cilët po zhbllokojnë pusetat e bllokuara nga prurjet dhe janë në gatishmëri për çdo situatë të mundshme që mund të krijohej. Stuhia e fortë gjithashtu ka lënë pa drita gjithë qarkun e Beratit për rreth 2-orë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco