Vendosini emra shqiptarë, nuk e kuptojmë se në cilin shtet jemi

Vendosini emra shqiptarë, nuk e kuptojmë se në cilin shtet jemi

21:55, 01/09/2019
A+ Aa A-

Shqiptarët duket se janë një ndër popujt që ndikohen më së shumti nga faktorët politikë dhe historikë në vendosjen e emrave tek fëmijët e tyre.

Në një vëzhgim të emrave të vendosur ndër vite rezulton se në vitet 1900 deri në vitin 1940 emrat më të përdorur ishin Fatime, Hajrie, Marie, Sanie dhe Skënder, me prejardhje turke. 

"Ndikimet e pushtimit osman në Shqipëri kanë lënë një ndikim shumë të fortë në emrat të cilët i ndjejmë edhe sot. Edhe gjatë kohës së pushtimit në Shqipëri ka pasur çudi më të madhe emra që janë lidhur me sundimtarë të caktuar. Përshembull në Shqipëri ka pasur nga viti '43 shumë nëna që kanë vënë emrin Hitler dhe pastaj e kanë kthyer Hito kur ra Hitleri dhe pastaj e kanë kthyer Tito." 

Më pas izolimi në diktaturë solli unifikim të emrave të fëmijëve në bazë të emrave që lejoheshin të përdoreshin. 

"Atëherë ka pasur një libër, një libër që ka qënë doktrinar, një libër që ka qënë i detyrueshëm në Gjendjen Civile dhe për të vendosur emrin e një fëmije do të hapje fletët e atij libri, ku mund të gjeje emra shqiptarë, siç është i imi, Gëzim, Dëshira, Dashuri. " 

Por gjatë viteve të fundit, emrat më të preferuar  janë Noel, Amelia, Ajla, Aron, Aria, Joel dhe Roan, të frymëzuar nga personazhet e huaja. 

"Prirjet ksenocentrike të qytetarëve shqiptarë janë shumë të shprehura, veçanërisht në radhët e emrave. Parapëlqim për emra të huaj, largimi gjithnjë e më shumë nga emrat shqiptarë ka bërë që nga viti në vit të mos e kuptojmë se në cilin shtet jemi, sa herë që takojmë një fëmijë, një të ri, një të re të lindur në këto 30 vitet e fundit. " 

Ekspertët sugjerojnë që prindërit shqiptarë të jenë më të kujdesshëm në vendosjen e emrave për pasardhësit e tyre, kryesisht në bashkimin e emrave mekanik të emrave që shpesh herë sipas tyre rezultojnë pa kuptim të mirëfilltë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco