Reshje në disa qarqe dhe temperatura që nisin të ulen/ Ja si mbyllet muaji gusht

Reshje në disa qarqe dhe temperatura që nisin të ulen/ Ja si mbyllet muaji gusht

23:32, 30/08/2019
A+ Aa A-

E shtunë, 31 gusht 2019

RESHJET

Nesër (e shtunë, dt.31) priten reshje të dobëta në qarqet Tiranë, Berat, Vlorë dhe Gjirokastër ndërsa në qarqet e tjera priten reshje lokalisht të dobëta, kryesisht në zonat malore dhe ato pranë tyre

TEMPERATURAT

Nesër (e shtunë, dt.31) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 22 / 31 °C

në vendet e ulëta: 20 / 34 °C

në vendet malore: 14 / 29 °C.

ERA

Nesër (e shtunë, dt.31) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

ZJARRET NË PYJE

Nesër (e shtunë, dt.31) pritet rrezik “I LARTË’’ në qarkun e Fierit dhe rrezik “I MODERUAR’’ në qarqet e tjerë (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në disa qarqe pritet rrezik “I LARTË’’ vetëm në zona të kufizuara, konkretisht në qarqet: Shkodër (Jug-Perëndim), Kukës (Lindje), Lezhë (Perëndim), Durrës (Perëndim), Tiranë (Jug-Perëndim), Elbasan (Perëndim), Berat (Perëndim), Korçë (Lindje), Vlorë (Jug) dhe Gjirokastër (Jug).

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco