PAMJE TË FRIKSHME/ Ja cilësia e ujit që vjen në rubinetat e qytetarëve të Tiranës

PAMJE TË FRIKSHME/ Ja cilësia e ujit që vjen në rubinetat e qytetarëve të Tiranës

21:29, 29/08/2019
A+ Aa A-

Prej ditësh të tëra, qytetarë të shumtë kanë denoncuar mungesën e ujit të pijshëm në Tiranë.

Por edhe në ato zona ku ka ujë, me orar sigurisht, sërish ai vjen i pisët dhe i papërdorueshëm nga asnjë qytetar.

Pamjet që ju sjellim më poshtë tregojnë më së miri cilësinë e ujit në kryeqytet.

Ndërmarrja e Ujësjellësit të Tiranës rezultoi me fitim 1.2 miliardë lekë (para taksave) ose rreth 10 milionë eurogjatë vitit 2018, nga 4.3 milionë euro vitin e mëparshëm, me më shumë se dyfishim.

Sipas të dhënave zyrtare të kompanisë të raportuara në bilanc për vitin 2018 të ardhurat në total janë 4,5 miliardë lekë me një rritje 38 % në raport me vitin 2017, që ka ardhur kryesisht si rrjedhojë e shtrenjtimit tëtarifave të ujit.

Por siç duket, as çmimi i rritur dhe as financat e forta të UKT-së nuk bëjnë që në rubinetat e qytetarëve, ato pak orë, uji të vijë në parametra normale. /Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco