Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Vetëm 620 lekë në ditë, rreth 600 mijë shqiptarë në pragun e varfërisë

Fakulteti i Drejtësisë/ Ja maturantët fitues në raundin e parë

Fakulteti i Drejtësisë/ Ja maturantët fitues në raundin e parë

18:44, 29/08/2019
A+ Aa A-

Fakulteti Juridik në Universitetin e Tiranës ka shpallur listat e studentëve fitues të raundit të parë për vitin akademik 2019-2020.

Gazeta Shqiptare publikon sot emrat e maturantëve fitues në këtë fakultet, ku secili mund të verifikojë nëpërmjet ID përkatëse, numrin e pikëve të grumbullura në bazë të kritereve të përcaktuara.  

Respektivisht në Fakultetin Juridik këtë vit ka 640 kuota.

Çdo raund do të përbëhet nga 7 faza 48-orëshe secila. Studentët jofitues duhet të jenë të kujdesshëm dhe të verifikojnë lëvizjen e vijës së kuqe (pragun e pranimit në fakultete) pas regjistrimeve të para.

Viti i ri akademik 2019-2020 pritet të nisë me risi. Kështu  Fakulteti Juridik do të fillojë një program të integruar 5 vjeçar për të nxitur më tej punësimin e studentëve.

Deri në 30 gusht maturantët duhet të verifikojnë të dhënat e tyre për çdo pasaktësi, dhe madje kanë të drejtën e ankimimit nëse mendojnë se rankimi i tyre është i padrejtë.

Pas kësaj, në datën 2 shtator do të fillojë raundi i parë i regjistrimeve në IAL-të publike e private, proces i cili do të zgjasë deri në 15 shtator.

Lista e fituesve:

http://www.gsh.al/wp-content/uploads/2019/08/MATURANTET-FITUES-NE-FAKULTETIN-E-DREJTESISE.pdf

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco