Banorët e Tiranës duhen të deklarojnë shtëpitë, afati deri më 15 shtator

Banorët e Tiranës duhen të deklarojnë shtëpitë, afati deri më 15 shtator

07:46, 29/08/2019
A+ Aa A-

Qytetarët në Tiranë deri më 15 Shtator duhet të vetëdeklarojnë pranë zyrave të ujësjellësit pronat e tyre. Taksa e pronës do të fillojë të përllogaritet me metodën e re dhe do të paguhet çdo muaj në faturën e ujit.

Këtë formular duhet ta plotësojë çdo pronar apo përdorues i një ndërtese në Tirane deri më 15 shtator. Qytetarët duhet të shkojnë pranë ëdo pike të ujësjellësit të vetëdeklarojnë të dhënat për banesën e tyre.

Kjo pasi taksa e pronës do t’u llogaritet me metodologjinë e re, sa 0.05% e vlerës, e do të paguhet çdo muaj në faturën e ujit. Për të kryer procesin e vetëdeklarimit qytetarët duhet të paraqesin pranë sporteleve të ujësjellësit këto dokumente.

“Karta identiteti, libreza e ujit, certifikata e pronësisë e shoqëruar me kartelën e pasurisë , në mungesë të saj koftrata e shitblerjes, dhurimi ose e shkëmbimit. Mund të jetë vetëdeklarimi i Aluzinit ose rivlerësimi i banesës nëse e kanë abonentët”.

Vetëdeklarimi i kryer nga qytetarët më pas do të verifikohet nga zyrat e ujësjellësit me ato të Hipotekave apo ALUIZNI-t nëse banesa është në proces legalizmi. Në rast se vlerat do rezultojnë të ndryshme taksa do të bazohet në shifrën më të lartë.

Takse prone paguhet për shtëpitë, garazhet e mbyllura e bodrumet. Prej saj përjashtohen pensionistët, personat që trajtohen me ndihmë ekonomike, banesat sociale dhe ndërtesat në funksion të komuniteteve fetare./abcnews.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Betimi30/08/2019 15:55

Ik moj Prosti se i kemi bo me gjak te zemres ne emigracion; a na ka ndihmu dikush kur ikem dhe morem borxhe deri ne 10 000 euro?! A na ndihmoi dikush kur vuajtem sa sta merr mendja ne muajt e fillimit;?! A po don me dit dikush a kemi pune apo buke me hanger?! shkoni more hengshi rrashten tuaj sepse me gjak do e paguani; do armatosemi dhe do ju pergjegjemi me plumb ne lule te ballit! keni per ta pare!

Shqiptari29/08/2019 14:02

Keshtu ka lezet! Ripini shqiptaret, ripini te gjalle! Asnje qindarke mos iu lini neper xhepa! Pavaresisht se i lini pa uje, pa buke, pa drita, pa pune, pisllik kudo, tani i lini fare pa breke ne bythe! Keshtu do t'iu duan me shume! Keshtu sapo t'iu jepni nje cope buke thate, do te therrasin te lumtur: Rrofte Edi, Rrofte Lali Eri! Keshtu eshte mesuar ky popull, po ia shtype koken te do me shume!!!!!! Shqiptaret jane populli i vetem i semurur rende nga sindroma STOKHOLM! Vetem taksa kudo ose tarifa sic thone rilindasit e qelbesirave!

Shto koment

Denonco