Shqiptarët ndihmojnë Rubinin, djaloshi dëgjon tingujt e parë

Shqiptarët ndihmojnë Rubinin, djaloshi dëgjon tingujt e parë

16:46, 25/08/2019
A+ Aa A-

Rubini, personazhi i emisionit “Shqiptarët për shqiptarët” u operua me sukses dhe tashmë ka dëgjuar tingujt e parë.

Nëse do t’i kalonte mosha e duhur asgjë nuk do kthehej mbrapa, Rubini do rrezikonte te mos dëgjonte më asnjëherë.

Por paratë për operacionin u mblodhën në kohën e duhur.

Moderatorja e emisionit ” Shqiptarët për shqiptarët” Ola Bruko ka ndarë në rrjetet sociale historinë e Rubinit i cili arriti të dëgjojë falë ndihmës së shqiptarëve.

Atij i nevojitej një operacion që dhe ai të ishte si gjithë moshatarët e tjerë! Ai nuk do mund të dëgjonte zërin e nënës por as këshillat e babait! Situata ishte kritike, operacioni kushtonte shumë! Fisniket Shqiptare, u bashkuan kudo që ndodheshin, kontribuuan dhe me lejen e Zotit i mundësuan operacionin! Operacioni doli me sukses. Rubini dëgjoi tingujt për herë të parë. Lotët e trishtimit të familjes që u kthyen në lot gëzimi, u shoqëruan me lutje të shumta dhe falënderime për kontribuesit!”, shkruhet në postimin e moderatores Bruko. /BW

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco