FOTO/ Në vend të gomës rezervë, 9-vjeçarja shqiptare niset drejtë Gjermanis

FOTO/ Në vend të gomës rezervë, 9-vjeçarja shqiptare niset drejtë Gjermanis

18:37, 23/08/2019
A+ Aa A-

Nuk janë të rralla rastet kur dikush tenton të fsheh ndonjë send në veturë për ta kontrabanduar, por javën që shkoi në kufirin Kosovë –Serbi, në pjesën serbe, në bagazhin e një veture u gjet diçka tjetër.

Autoritete serbe kapën një vajzë 9-vjeçare kosovare të cilën daja i saj po tentonte ta çonte në Gjermani.

Vajza 9-vjeçare nga Kosova u kap javën e kaluar nga policia kufitare në Merdare, ndërsa tentoi të kalonte ilegalisht në Gjermani.

Historia e vajzës së mitur është prekëse.  Ajo për vite u rritë në Kosovë nga gjyshi, pasi  prindërit e saj ishin ndarë vite më parë.

Nëna e 9-vjeçares ka emigruar ilegalisht në Gjermani, nga ku ka tentuar disa herë ta marrë vajzën, por pa sukses.

Pak ditë më parë ajo tentoi në mënyrë të rrezikshme ta arrinte qëllimin e saj, por vajza e ka pësuar pasi është kapur e fshehur në bagazhin e veturës.  E mitura fatmirësisht është mirë me shëndet edhe ndodhet tek të afërmit e saj në Kosovë. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco