Largimi i shqiptarëve/ Dom Gjergji: Ikje nga trauma dhe mosdurimi i këtij realiteti

Largimi i shqiptarëve/ Dom Gjergji: Ikje nga trauma dhe mosdurimi i këtij realiteti

17:42, 21/08/2019
A+ Aa A-

Dom Gjergj Meta vijon të godasë me reagimet e tij në rrjetet sociale.

Ipeshkëvei i Rrëshenit, shumë aktiv sa i përket aktualitetit politiko-social në vend, së fundmi prek një temë shumë të nxehtë: atë të largimit të shqiptarëve nga vendi.

Sipas tij, largimi i shqiptarëve është ikje nga trauma dhe nga modulimi i këtij realiteti, përcjell Syri.net.

“Ikja e shqiptarëve në vitet '90 dhe ajo e viteve të fundit, qoftë si dëshirë e qoftë si fakt, është ikje nga trauma. Nuk është vetëm nevojë ekonomike, është mbi të gjitha ikje nga realiteti, mos durimi i këtij realiteti dhe i hijeve që ai mbart”, shkruan Dom Meta.

Më tej, kleriku katolik thekson se, largimi nuk është zgjidhje e problemit.

“Është një protestë e heshtur ndaj realitetit traumatik edhe pse jo protesta e duhur. Ikja e zhvendos problemin, por nuk e zgjidh, sepse trauma të ndjek kudo nëse nuk e trajton", shprehet Dom Gjergj Meta.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco