Nis sot pelegrinazhi në malin e Tomorrit, mijëra njerëz drejt Teqesë së Kulmakut

Nis sot pelegrinazhi në malin e Tomorrit, mijëra njerëz drejt Teqesë së Kulmakut

09:45, 20/08/2019

Data 20 gusht shënon nisjen e pelegrinazhit drejt malit të Tomorrit, një mal i konsideruar “i shenjtë” pasi në të prehet shenjtori i familjes së Profetit Muhamed, Abaz Aliu.

Festa e Shenjtë e Bektashinjve organizohet nga 20-25 Gusht dhe mbledh çdo vit në Teqenë e Kulmakut pelegrinë nga e gjithë Shqipëria dhe jo vetëm.

Mijëra pelgrinë udhëtojnë drejt Teqesë së Kulmakut për të kremtuar festën e Baba Tomorrit nën ritmet fetare të bektashinjve, pavarësisht besimeve fetare që i përkasin.

Të gjithë besimtarët dhe pelegrinët që i bashkohen kësaj feste të shenjtë, në shenjë mirësie bëjnë kurban një qengj për veten dhe familjen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco