Pas të nxehtit, stuhi të fuqishme dhe rrebeshe shiu godasin Ballkanin

Pas të nxehtit, stuhi të fuqishme dhe rrebeshe shiu godasin Ballkanin

08:17, 20/08/2019
A+ Aa A-

Stuhi të herëpashershme, përmbytje dhe rrëshqitje dheu. Kjo pritet të jetë situata gjatë vjeshtës. Ky ndryshim temperaturash raportohet nga shërbimi meteorologjik “AccuWeather”, ndërsa më të prekura do të jenë Italia dhe Ballkani.

Ndërsa e kthejmë faqen dhe i largohemi verës, moti në të gjithë Evropën dhe veçanërisht në gadishullin e Ballkanit do të pësojë disa ndryshime dramatike me ardhjen e stinës së re, vjeshtës.

Pas një vale historike të nxehtësisë gjatë verës, ngrohtësia do të jetë e kufizuar në muajt e ardhshëm. Ndërkohë, moti i paqëndrueshëm do të rritet dhe shumë rajone do goditen nga stuhi të shpeshta dhe reshje shiu. Stuhitë në gadishullin Ballkanik priten kryesisht në Itali dhe në Rumani dhe kërcënimi nga stuhitë dhe përmbytjet do të mbetet një burim shqetësimi edhe në shtator. 

Kjo vjeshtë plot lagështirë që pritet në Gadishullin Ballkanik do të kufizojë akumulimin e nxehtësisë në zonë me temperatura që duhet të qëndrojnë afër ose pak nën normën për sezonin në tërësi. 

Një stuhi e mundshme e ajrit të ftohtë në fund të sezonit pritet nga veriu dhe lindja dhe do të sjellë kërcënimin e rreshjeve të dëborës nga Hungaria dhe Rumania në Serbi dhe Bosnje dhe Hercegovinë. 

Stuhitë e erës priten më së shumti në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë. Pjesë të Ishujve Britanikë kishin një shije të vjeshtës në Gusht ndërsa moti i lagësht dhe me erë goditi rajonin në raste të shumta. Ndërsa vjeshta përparon, kërcënimi i stuhive të mëdha të erës do të rritet në Irlandë dhe në Mbretërinë e Bashkuar. 

Ndikimet nga stuhitë do të përhapen herë pas here në jug dhe lindje duke ndikuar në vendet nga Franca veriore në Hollandë dhe Danimarkë. 

Periudhat e herëpashershme të motit të stuhishëm në të gjithë Italinë dhe Gadishullin Ballkanik gjatë verës do të vazhdojnë deri në vjeshtë.

Stuhi të mëdha do godasin vende të shumta nga Italia në Rumani dhe Greqi përgjatë gjithë vjeshtës, dhe të dyja këto kërcënime do të mbeten shqetësime gjatë muajit shtator.

Këto stuhi të erës do të sjellin rrezikun e ndërprerjes së energjisë dhe ndërprerjes së konsiderueshme të udhëtimeve. Përmbytjet do jenë po ashtu një kërcënim për stinën e vjeshtës në gjithë gadishullin.

“Shpesh moti i paqëndrueshëm do të ketë një ndikim negativ në bujqësi dhe aktivitete në natyrë në rajon”, tha meteorologu Taylor Royce.

“AccuWeather” thekson në raport se ndryshe nga shumica e Evropës, ku temperaturat mbi normale mund të priten gjatë vjeshtës, një tranzicion më i mprehtë në mot më të ftohtë është i mundur në Evropën Lindore, shkruan Balkanweb.

“Vjeshta mund të fillojë me temperatura të buta, por goditjet e masave të ajrit të ftohtë parashikohen të jenë më të shpeshta nga tetori deri në nëntor. Ndërsa nëntori vazhdon, temperaturat e ulëta do të ulen, sikur të ishte dhjetori ose janari”-thuhet në raport./F.H/SYRI.NET

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco