VIDEO/ Arkeologët gjejnë granatë të Luftës I Botërore në Apoloni, policia rrethon zonën

VIDEO/ Arkeologët gjejnë granatë të Luftës I Botërore në Apoloni, policia rrethon zonën

13:32, 19/08/2019

Gërmimet në parkun arkeologjik të Apolonisë kanë nxjerrë në sipërfaqe një granatë dore që mendohet se i përket Luftës se Parë Botërore.

I gjithë territori është rrethuar me perimetër sigurie dhe pranë vendit ku është gjetur granata ndodhen edhe forcat policore.

Në vendin e ngjarjes ndodhet edhe ekspedita franceze e cila po merret me gërmimet në këtë zonë. Granata pritet të demontohet nga forcat xheniere.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco