Flet eksperti gjerman/ Ja sektorët kryesorë ku punësohen emigrantët nga Ballkani

Flet eksperti gjerman/ Ja sektorët kryesorë ku punësohen emigrantët nga Ballkani

19:45, 18/08/2019

Wido Geis-Thone, ekonomist në Institutin e Ekonomisë Gjermane me qendër në Köln, kur pyetet se çfarë i dallon punëtorët nga Ballkani nga ata që vijnë nga vende të tjera, thotë ndër të tjera se, përveç punësimit në ndërtim, ata i gjen më shumë në nivelin e mesëm të kualifikimit.

“Specifike për ta është se i gjen më shumë në ndërtim, specifikë tjetër është se, ata i gjen më shumë në nivelin e mesëm të kualifikimit, gjë që i kemi më pak nga vendet e tjera të treta", shprehet Thone.

Në intervistën për ‘DW’, Thöne deklaron se, përveç ndërtimit, janë sektorët e pastrimit dhe shëndetësië ku ballkanasit punësohen më shumë në Gjermani.

“Shumë prej tyre janë të punësuar në sektorin e ndërtimit, një numër i madh punon edhe në gastronomi, një numër jo i vogël punon në shërbime të tjera, si pastrimi, por edhe në sektorin e shëndetësisë ka një numër më të madh se punëtorë nga vendet e tjera”, shprehet ai.

Wido Geis-Thöne thekson se është vështirë të llogaritet numri i punëtorëve nga Ballkani që rrinë në zonën gri apo të zezë të punësimit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco