Rënia e skelës i mori shokun, i riu përlot me poezinë e tij: Ëngjëll je, që re nga malet, tërë rininë ta mbytën hallet

Rënia e skelës i mori shokun, i riu përlot me poezinë e tij: Ëngjëll je, që re nga malet, tërë rininë ta mbytën hallet

16:56, 18/08/2019

Bestar Veliu, studentit shembullor, që për të mbajtur familjen dhe për të përballuar shpenzimet e shkollës, punonte gjatë verës në ndërtim, humbi jetën tragjikisht pas shembjes së skelës në një pallat në zemër të Tiranës.

Ngjarja e rëndë ka frymëzuar një prej shokëve të tij, i cili i ka dedikuar një poezi rrënqethëse.

Ja poezia:

U ça qielli, s’ka më Zota.

Heshti kënga e shqiponjës.

Humbi frymë në gojë t’ulkonjës.

Ëngjëll je, që re nga malet,

Tërë rininë ta mbytën hallet.

Ëngjëll je, erdhe nga qielli,

I mbështjellë me rreze dielli.

remben zogjë, thyhen kokalla…

S’kam më fjalë, m’u bën gërmadha.

Në një vend që s’ka më shpresë,

Një Bestar duhet të vdesë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Zoti na ruajt18/08/2019 22:52

Histori e trishte , dhimbje. Zoti ju dhente force familjareve ta perballojne .????????

Shto koment

Denonco